Lista e Anglisë, Southagte: Ishte e vështirë, por morëm më të mirët

3 months ago 19
Reklamë

Trajneri anglez Gareth Southgate ka folur pas publikimit të listës së 26 lojtarëve që do të ketë me vete në Gjermani për kampionatin europian.

Ajo që u vu re në listën e re, ishte se mungonin shumë emra të mëdhenj, për të cilët Southgate theksoi se u morën vendimet më të mira.

Mes të grumbulluarve pati surpriza dhe konfirmime, ndërsa mungojnë Maddison, Grealish dhe Maguire.

Të lë dikë jashtë është një nga pjesët më të vështira të punës sime, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ne jemi një skuadër e bashkuar. Shpresuam të merrnim vendime më të mira për sa i përket lëndimeve dhe disponueshmërisë, kjo është arsyeja pse ne morëm më shumë kohë“, u shpreh Southgate.

Read Entire Article