Ditën e sotme luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Hamburg.
Të dyja ekipet janë në kërkim të 3 pikëve, pasi humbën ndeshjet e para respektivisht ndaj Italisë dhe Spanjës.
Lexo edhe :
Related Posts
Shqipëria humbi 2-1 ndaj Italisë, megjithatë hyri në histori me golin më të shpejtë në një Europian, shënuar nga Nedim Bajrami.
Nga ana tjetër, Kroacia humbi ndaj Spanjës me rezultatin 3-0.
Formacionet:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Manaj, Bajrami
Kroacia: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.
Më poshtë ndiqni të reja e fundit nga ndeshja:
Min 30′ Hysaj gjuan drejt portës, por pa sukses
Min 28′ Goditje dënimi, Asani gjuan drejt portës, topi devijohet në goditje anësore
Min 20′ Bajrami niset drejt zonës, ndalet nga mbrojtësit kroatë.
Min 18′ Goditje dënimi për kroatët, largojnë mbrojtësit kuqezi.
Min 15′ Bajrami me një top drejt portës, goditje këndi për kuqezinjtë.
Min 11′ Goooool, shënon Qazim Laçi pas një harkimi në zonë nga Asani.
Min 6’ Goditje këndi për Kroacinë, topi largohet nga mbrojtja kuqezi.
Min 9′ Goditje dënimi për Kroacinë, topi largohet nga mbrojtja jonë.
Min 1′ Fillon sfida, Shqipëria kërkon 3 pikë përballë Kroacisë.
/vizionplus.tv