“Living” sjell titujt e vjeshtës, të gjitha zhanret e letërsisë i gjeni në botimet e reja

1 month ago 23

Pas titujve të shumtë që shoqëruan verën, botimet “Living” sjellin të tjera sugjerime në këtë fillim vjeshte. “Living” ju fton të gjeni shijen e letërsisë të vërtetë mes larmishmërisë së zhanreve nga letërsia bashkëkohore, te thrilleri, aksioni, drama apo dhe romanca.

“Një nga titujt që unë do të specifikoja sidomos për stinën e vjeshtës është “historia Sekrete” nga Donna Tartt, një tjetër klasik do të ishte “Portreti i Dorian Greit” nga Oscar Wild, një përkthim shumë i mirë nga botimet “Living”, thotë redaktorja Xhoina Salaj.

“Living” sigurisht që nuk është ndalur me kaq. Të tjerë titujt e rinj dhe autorë premtues kanë parë dritën e botimit, per të ardhur në dorë të lexuesve.

“Për të pasionuarit pas zhanrit mister do të sugjeroja “gënjeshtra e parë fiton”, “Sekreti i vilës Alba”, gjithashtu dhe “Kopshti nën dritën e hënës”. ne kemi sjellë gjithashtu dhe një libër shumë interesant “Froni prej xhami” një libër që lexuesit e kanë pritur shumë mirë dhe i përket zhanrit fantazi. Po ashtu për të pasionuarit pas këtij zhanri do sugjeroja  “Jeta e padukshme e Adi Laryse”, shprehet ajo.

Por cfare preferojne lexuesit më së shumti gjatë sezonit të vjeshtës?

“Nga romancat e lehta kalojmë menjëherë në mister, fantazi, thriller. Dhe pse kjo nuk është e ndarë me thikë, por kjo është ajo që preferojnë më shuam lexuesit gjatë këtij sezoni”, thotë Salaj.

Botimet e fundit të letërsisë artistike i gjeni të sjella në gjuhën shqipe vetëm nga “Living”, pranë librarisë Bookland në galerinë ETC dhe më gjerë në të gjitha libraritë e Tiranës. /vizionplus.tv

Read Entire Article