Lojërat Olimpike 2024/ Çmimet e hoteleve në Paris rriten në mënyrë drastike

10 months ago 37

Çmimet e hoteleve në Paris kanë pësuar rritje drastike, teksa shkak janë bërë Lojërat Olimpike 2024 , të cilat do të fillojnë më 26 korrik.

Një sondazh nga Shoqata e Konsumatorëve “UFC-Que Choisir” zbuloi se strukturat akomoduese të Parisit po rrisin në mënyrë të ‘frikshme’ çmimet për vizitorët gjatë kësah periudhe kohore.

Sipas studimit të kryer çmimi mesatar i fjetjes në datat 26-27 korrik është 1033 euro, krahasuar me 317 euro për natën e 12-13 korrikut, që përkthehet në rritje prej 226%.

UFC-Que Choisir krahasoi çmimet, me ato në fuqi 15 ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike. Nga 80 hotelet e anketuara, 50% e hotelierëve në këto prona thanë se kishin ende dhoma në dispozicion për ceremoninë e hapjes.

Sindikata e Konsumatorëve sqaron se 30% e hoteleve kërkonin që turistët të rezervonin të paktën 2 netë, ndërsa kishte të tjerë që kërkuan deri në pesë.

Rritje të ngjashme çmimesh janë parë edhe në platformat e qirasë si Airbnb./vizionplus.tv/

Read Entire Article