Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të takohen javën që vjen, sipas mediave amerikane.
“Joe Biden mezi pret një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu javën e ardhshme, me kusht që të jetë shëruar plotësisht nga Covid-19”, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Lexo edhe :
Related Posts
Kryeministri i Izraelit është planifikuar t’i drejtohet Kongresit gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhshme.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se “ne presim që të dy liderët të kenë një mundësi për t’u takuar gjatë vizitës së kryeministrit (izraelit) Netanyahu” në Uashington./vizionplus.tv