“Luftë ndaj krimit të organizuar”, Berisha: Komisioni i së vërtetës, shtylla kryesore e programit tonë

4 days ago 24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konferencën e përjavshme me gazetarët.

Ai tha se PD do të ketë pikë kryesore të programit Komisionin e së Vërtetës që do të përbëhet nga qytetarë, nga zyrtarë, anëtarë të partive politike dhe anëtarë të shoqërisë civile, por edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

“Një hordhi e tërë zyrtarësh, komisarësh, skrapistësh, po përdor çdo mekanizëm në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vendosë në kundërshtim flagrant me vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila dje në një verdikt historik, do ta quaja në raport me betejën me krimin, i shpalli prova të vlefshme të gjithë gjetjet në serverat e telefonave të koduar, SKY ECC.

Ju kujtohet qytetarëve se e dashura e McGonigal deklaroi se McGonigal fliste me SKY ECC me Edi Ramën.

Prapa kësaj përpjekje të jashtëzakonshme qëndron pjesëmarrja direkte në krime e qeveritarëve nga Edi Rama, Taulant Balla, Agaç e kompani.

Dokumente të shumta faktojnë se këta janë emrat më të qarkulluar dhe se komisarët e policisë që përdoren rëndom, servilen si mish në karrem, janë thjesht ushtarë krahasuar me lejtnantët ministra dhe qeveritarë.

PD, duke pasur luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar si një shtyllë kryesore të programit, garanton shqiptarët se Komisioni i të Vërtetës, i përbërë nga qytetarë, nga zyrtarë, anëtarë të partive politike dhe anëtarë të shoqërisë civile, por edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, do të jetë përpjekja e saj më madhore dhe programi i saj.

Në rast se ne nuk zbardhim, nuk bëjmë publike lidhjet e krimit nga bodrumet gjer tek zyra e kryeministrit, Shqipëria do të mbetet skllave dhe krimi do mbetet vendimmarrësi në këtë vend pa një të ardhme”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Read Entire Article