Luftoi me vdekjen por nuk ia doli, flet babai i Lorenzos: Nuk kemi fjetur për 8 ditë, shoferi i Fordit e kishte marrë patentën dy muaj më parë

9 months ago 42

Ka folur për mediet italiane babai i Lorenzo Pjetrushit, 18-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali.

18-vjeçari ishte duke realizuar një sfidë në rrjetet sociale dhe kishte hipur mbi kofanon e makinës së shokut. Por diçka shkoi keq, Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Ai mori dëmtime të rënda në kokë dhe pas 8 ditësh në spital, humbi betejën për jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. I pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, mes miqsh, e cila u mbajt rreth orës 22:00. Pastaj nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë”, thotë babai Agron në Tribuna di Treviso.

“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë,” shtoi ai, duke thënë se nuk ishte i qartë për dinamikën e aksidentit.

“Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë persona, një Ford. E drejtonte kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj patentë, jo shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video ose foto për të postuar në TikTok, siç thanë disa njerëz gabimisht. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok.”

Viktima me origjinë shqiptare jetonte me familjen në Ormelle, në provincën e Trevisos. Së bashku me një grup miqsh, më 20 janar tentuan të realizonin sfidën, por gjithçka shkoi keq./vizionplus.tv

Read Entire Article