Lushnjë/ Organizonte lojërat e fatit në lokalin e tij, vihet në pranga 45-vjeçari

9 months ago 26

Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kthyer lokalin e tij në një ambient ku luheshin lojërat e fatit.

Sekuestrohet kompjuteri që shërbente për lojërat, të cilat luheshin në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u vu në pranga shtetasi me iniciale L. C., banues në fshatin Barbullinjë të Lushnjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel

Read Entire Article