Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikacionit të mesazheve Telegram, nuk ishte politik.
Macron tha se arrestimi ishte pjesë e një hetimi gjyqësor.
“Tani kjo çështje është në duart e gjykatësve” , shtoi ai.
Durov u ndalua në aeroportin Bourget, në periferi të Parisit, më 24 gusht. Në platformën “X” u publikua një deklaratë ku Durovi tha se nuk ka asgjë për të fshehur, duke shtuar se kjo platformë “po pret për zgjidhjen e shpejt të kësaj situate”.
Mediat franceze kanë raportuar se OFMIN, një zyrë franceze që merret me parandalimin e dhunës ndaj të miturve, kishte lëshuar një fletarrestim për Durovin për shkelje të dyshuara, përfshirë mashtrim, kontrabandë me drogë, bullizëm në hapësirën kibernetike, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.