Makina del nga rruga në Maliq, dy të lënduar

1 week ago 32
Reklamë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rrëmbec në Maliq, ku L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 20:55,  në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.    

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read Entire Article