Mandati i Olta Xhaçkës, Çuçi: GJK ka tentuar të krijojë një normë të re ligjore, që nuk ia lejon Kushtetuta

1 month ago 24
Reklamë

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi gjatë një konference për mediat ju është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Çuçi se Kushtetuesja nuk mund t’i imponojë deputetët se si të votojnë, ndërsa shtoi se GJK tentoi të krijojë një normë të re.

Çështja e raportit të Parlamentit me GJK mendoj se është raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin të shfuqizojë çdo ligj, vendi, akt të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar 2 vendime të Kuvendit dhe Kuvendi pa dyshim nuk e diskuton vendimin por i shfuqizoi.

Në rastin konkret ka një paqartësi mbi faktin nëse duhet që një deputet apo të gjithë duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar nga një vendim jo nga ajo çfarë mendojnë. Ky është një debat që nuk ka gjetur zgjidhje as me vendimin e GJK.

Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re ligjore, që nuk ia lejon Kushtetuta.

Thjeshtë duhet të gjykojë normat ekzistuese. Deputetët kanë të drejtë të votojnë siç mendojnë. Ia njeh Kushtetuta.

Madje deputeti nuk mban as përgjegjësi për votën e tij E parashikon neni 73.

Kemi menduar t’i kërkojmë Komisionit të Venecias një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin”, tha ai.

Read Entire Article