Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi ka folur për mediat jashtë Kuvendit.
I pyetur në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar dhe tashmë pritet reagimi i Komisionit të Venecias.
“Nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e ndonjë kolegu. Nuk kemi kundërshtuar zbatimin e ndonjë vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi kërkonte që çështja të trajtohej në seancë, e futëm në rend dite dhe e hodhëm në votim. Pati reagim nga ana jonë, presim mendimet e Komisionit të Venecias”, tha Peleshi.
I pyetur nëse do të ishte cenim integriteti i Kushtetueses në rast se Komisioni i Venecias ndan të njëjtin mendim me mazhorancën, Peleshi tha:
“Nuk besoj se ka lidhje me integritetin, janë dy vështrime, që nuk është herezi të mos jenë të njëjta. Për këtë arsye është edhe Komisioni i Venecias që na ndihmon.” /vizionplus.tv