Maqedonia e Veriut, Pendarovski i dorëzon Talat Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë së re

7 months ago 23
Reklamë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë, kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Në bazë të nenit 84, alinea 1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën parlamentare, për mandtar, për përbërje të re për realizimin e zgjedhjes së deputetëve, ia dorëzoj Talat Xhaferit”, tha presidenti Pendarovski.

Nga ana tjetër Xhaferi tha se me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranon mandatin për formimin e qeverisë teknike.

Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtim se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë komfort përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”, deklaroi Xhaferi.

Read Entire Article