Mariana vijon “thumbimet” ndaj Valerit: E nxjerr kokën kudo që jam unë!

4 months ago 24
Reklamë

Debatet dhe pakënaqësitë e Marianës ndaj Valerit kanë vijuar edhe këtë mëngjes.

Gjatë ndërrimit të turneve në stallë, Mariana “thumboi” Valerin, duke u shprehur e bezdisur nga prezenca e tij.

Nga ana tjetër, Valeri zgjodhi t’i përgjigjej përmes batutave.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Ku më del që ma nxjerr atë kokën, unë vij këtej, atij i del koka këtej. Edhe fishkëllen surrati i tij. Këtu qenke more se nuk të pashë.

Valeri: Jam edhe i vogël.

Mariana: Shumë. Ti je yll. Peri që ka rënë nga qielli je ti, peri. Yll, yll, yll je ti.

Valeri: Yll, yll, yll, kafsha më e bukur në pyll.

Mariana: Tamam, mirë që ja këndon vetes.

Valeri: Unë po them çfarë mendojnë të tjerët, jo unë. /vizionplus.tv/

Read Entire Article