Marku: Nuk e njoh Edmond Gashin, roli i farmacistit është human

4 months ago 24

Florian Marku, administrator i Flori Farma ka mohuar të ketë njohje me mjekun Edmond Gashi. Të dy, bashkë me 5 persona të tjerë, akuzohen se bënin pazare me jetën e qytetarëve që vuanon nga sëmundjet tumorale.

Pasi u njoh me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në një deklartë për gazetarët Marku deklaroi se nuk e njëh Gashin dhe asnjë nga personat e përfshirë në këtë skemë kriminale.

Florian Marku:  Nuk kam asnjë lloj komenti.

A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?

Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.

Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.

Florian Marku: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.

A keni bashkëpunuar me Gashin?

Florian Marku: Nuk e njoh si doktor.

Njësoj si Marku edhe mjekja Alketa Ymeri mohoi akuzat dhe deklaroi se është e pafajshme.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë! Kurrë në jetën time nuk kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat. Pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryhet. E falënderoj dhe prokurorin për punën që ka bërë, duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Unë do prononcohem mbrapa, sot kam ardhur të mbroj veten time. Jam komplet e pafajshme! Do sqarohet gjithçka! Në asnjë klinikë private nuk punoj! Një minutë, se më keni mërzitur ju gazetarët. Nxirrini të gjitha, mos i shkurtoni fare. Edhe ato fotot më interesojnë, duhet ruajtur etika. Për atë punë keni mbaruar. Unë e ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacientin. Kam dhe pacientë me kancer në familje dhe di çdo gjë se çfarë do të thotë”, deklaroi Ymeri.

Ndërsa Edmond Gashi nuk pranoi të fliste për gazetarët dhe tha vetëm se po bën punën e tij./vizionplus.tv

Read Entire Article