Marrëveshja PS-Rithemelim, Basha: Pazar në interes të Ramës, Berishës dhe vulëhumburve

7 months ago 18

Kryetari zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me mbështetësit e tij në kuadër të Kuvendit zgjedhor të degës 13 të PD-së në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Basha foli për marrëveshjen që u dakordësua mes PS-së dhe Rithemelimit për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Lexo edhe :

Related Posts

Teksa e cilësoi marrëveshjen “Pazar”, Basha tha se se kjo marrëveshje i shërben në radhë të parë dhe mbi të gjitha Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Basha tha se ngritja e 2 Komisioneve Hetimore nga 8 që kishte kërkuar fillimisht opozita nuk sjell asnjë rezultat të prekshëm për qytetarët.

Lulzim Basha: Pazari i fundit, është padiskutim një Pazar i pastër për interesat në radhë të parë dhe mbi të gjitha të Edi Ramës, interesat e Sali Berishës dhe interesat e disa vulëhumburve që siç erdhën ashtu po ikin të katapultuar në politikë pa asnjë farë kontributi dhe që u janë ngjitur sytë, veshët, stomaku dhe të prapmet pas karrigeve që kanë qëllim të vetëm të ruajnë këto karrige duke sakrifikuar aspiratën e demokratëve dhe të shqiptarëve për rotacion…Pesë muaj i ashtëquajturi revolucion, çfarë prodhoi? Prodhoi që Edi Rama të kalojë ça i desh qejfi. Nga buxheti, te aktet korruptive, te heqja e parave për pronarët, tek investimet strategjike pa asnjë kritikë opozitare, pa u dëgjuar zëri i opozitës në Parlament. Se në vend që të flisnin, i binin bilbilave. Për çfarë i ranë bilbilave? Që nga 8 të merrnin 2 komisione. Dhe këto 2 komisione, objekti është të shikojnë masat administrative dhe të përmirësojnë ligjet që mos të vjedhë Edi Rama. Sepse Edi Rama dhe Ilir Beqja vjedhin se janë ligjet e këqija. Këtu u katandis revolucioni, nga 8 në 2. Dhe nga këta të dy, njëri siç e keni parë dhe dëgjuar SPAK-u të hënën komunikon akuzat dhe po bëhet gati të çojë në burg të pandehurit. Për këtë pra u shit revolucioni. Asgjë. Madje më keq se asgjë, minus, sepse ligji për komisionet hetimore ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama duke e bërë edhe më të vështirë, deri në kufijtë e pamundësisë transparencën./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article