Von der Leyen vijon vizitën në Tiranë, sot takohet me presidentin Begaj

2 hours ago 16

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen vijon edhe ditën e sotme vizitën në Tiranë.

Ajo pritet të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj, rreth orës 10:00 në Presidencë.

Lexo edhe :

Related Posts

Më pas, Presidentja e Komisionit Europian do të largohet për të vijuar me turin në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, një ditë më parë Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët. Ajo tha se

brenda 2025 të gjithë grupkapitujt mund të hapen.

Presidentja e KE shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, por vlerësoi punën e reformave, veçanërisht ajo në drejtësi.

Vizita e Von der Leyen është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. /vizionplus.tv

Read Entire Article