Mashtronte qytetarët në Instagram për mundësi punësimi jashtë shtetit, arrestohet 24-vjeçari korçar

7 months ago 20

Një 24-vjeçar korçar, i cli mashtronte qytetarët  në Instagram, për mundësi punësimi jashtë shtetit, në emër të kompanive të huaja fiktive është arrestuar.

Në pranga ka rënë A. Ç., 24 vjeç, banues në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçari mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. Pasi merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.

Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”./vizionplus.tv

Read Entire Article