Mazhoranca bojkoti Komisionin “Xhafaj”, Gonzato: Të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë

1 month ago 26

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë Komisionit “Xhafaj”. Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi I tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe  konsolidimin e Reformës në Drejtësi”, deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestat e opozitës ambasadori u shpreh se djegia e karrigeve nuk është forma e duhur për të protestuar.

“Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë.”, theksoi ai.

Ambasadori i BE ishte në Elbasan ku së bashku me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale” i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevoje dhe i ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale./vizionplus.tv

Read Entire Article