Lajmi i djeshëm preku gjithë globin që interesohet për futbollin: Kylian Mbappe është lojtar i ri i Real Madridit.
Përforcimi i ri i Carlo Ancelottit dhe kapiteni i kombëtares franceze ka folur pak minuta më parë gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut në përgatitje për Kampionatin Evropian në Gjermani.
“Para se të nisja këtë konferencë për shtyp, doja të them vetëm dy fjalë. Të gjithë e kanë dëgjuar lajmin: është zyrtar, do të jem lojtar i Real Madridit për të paktën pesë sezonet e ardhshme. Është një kënaqësi e pamasë, një ëndërr e realizuar”.
“Është shumë emocionuese. Jam shumë i lumtur, i lehtësuar dhe jashtëzakonisht krenare. Ky është klubi në të cilin kam ëndërruar gjithmonë të jem, kështu që dua t’i falënderoj ata. Jam i emocionuar që shkoj te ky klub i madh, më i miri në botë”.
“Jam shumë i përulur nga kjo perspektivë dhe do të doja të falënderoja të gjithë njerëzit që më dërguan mesazhe dhe të gjithë ata që kontribuan në marrëveshje”.
Megjithatë, ka një sulm për klubin e tij të vjetër, PSG, që i mohoi Mbappe mundësinë për të luajtur që nga fillimi i sezonit. I vetëdijshëm se në fund të kontratës sulmuesi francez do të nënshkruante me Real Madridin.
“Paris St Germain më tha në fytyrë, me dhunë, se në fillim të sezonit nuk do të luaja më”. Një goditje e rëndë për kompaninë e Al-Khelaifi, por dy figura në veçanti ndihmuan KB7.
“Luis Enrique dhe Luis Campos më shpëtuan. Pa ta nuk do të kisha zbritur kurrë në fushë. Kjo është e vërteta dhe kjo është arsyeja pse unë i jam gjithmonë kaq mirënjohës trajnerit dhe drejtorit sportiv”