Mbërritja e Erdogan në Shqipëri, pritet nga Hasani, Balluku, Gonxhe dhe Hoxha

1 month ago 20

Presidenti turk, Rexhep Tajib Erdogan, mbërriti në Shqipëri, ku u prit nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe disa ministra të tjerë.

Ministri Hasani ka ndarë një foto nga mbërritja e Erdogan dhe takimi me të.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, ai u prit edhe nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

Presidenti turk mbërriti në Tiranë me masa të rrepta sigurie.

Ai do të pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj, me të cilin do të ketë edhe një taki,

Pas kësaj Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të firmosen marrëveshje mes dy vendeve.

Në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë./vizionplus.tv

Welcome to Tirana President @RTERdogan! 🇦🇱 🤝 🇹🇷 pic.twitter.com/4UAaMNlmnf

— Igli Hasani (@IgliHasani) October 10, 2024

Read Entire Article