Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë.
Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati 7 katesh në lagjen “30 Vjetori”.
Duke qënë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë,nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses,duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.