Mbreti Abdullah II i Jordanisë deklaroi se lufta në Gaza ka krijuar një brez të tërë jetimësh, duke iu referuar vrasjeve të shumta të civilëve nga bombardimet izraelite.
“Më shumë fëmijë kanë vdekur në Gaza sesa në të gjitha konfliktet e tjera në mbarë botën vitin e kaluar”, thuhet në deklaratë. “Nga ata që kanë mbijetuar, shumë prej tyre kanë humbur njërin ose të dy prindërit, një brez i tërë jetimësh.”
Deklarata vjen pasi Mbreti Abdullah II i Jordanisë u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken të dielën në Aman, ku të dy “anë dakord të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për ndihmën e qëndrueshme humanitare në Gaza.
Mbreti Abdullah II gjithashtu paralajmëroi Blinken për pasojat katastrofike të luftës së vazhdueshme në Gaza, sipas një deklarate të pallatit të lëshuar pas takimit të tyre.
“Si mund të sjellë paqe agresioni dhe bombardimet pa dallim? Si mund të garantojnë sigurinë, kur ndërtojnë urrejtje?” ai pyeti.
Ai shtoi se pa një paqe të drejtë, në bazë të zgjidhjes me dy shtete, bota do të vazhdojë të paguajë një çmim të rëndë për dështimin në zgjidhjen e këtij konflikti në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/