Mbyll sytë përgjithmonë njeriu që jetoi 70 vite me mushkëri hekuri

7 months ago 22

Personi që sfidoi çdo prognozë, rrëzoi çdo diagnozë mjekësore që i shuan shpresën për jetë që kur ishte gjashtë vjeç ka mbyllur sytë pëtgjithmonë në moshën 78-vjeçare.

Pavarësisht sëmundjes që kishte, ai jo vetëm që nuk hoqi dorë, por jetoi çdo fazë të jetës së tij në maskimum. Studioi dhe u bë avokat, shkroi dhe frymëzoi miliona njerëz, të sëmurë dhe të shëndetshëm, me dashurinë dhe këmbënguljen e tij për jetën.

E gjithë kjo deri pasditen e së hënës së kaluar, kur Paul Alexander, i njohur ndryshe Polio Paul, për shkak të poliomielitit që e “zuri” kur ishte ende fëmijë, dha frymën e fundit në shtëpinë e tij në Dallas të Teksasit.

Sipas një raporti të CNNi , vdekja e tij u njoftua nga vëllai i tij, Philip Alexander.

“Është e pabesueshme të lexosh të gjitha këto komente, të kuptosh se kaq shumë njerëz u frymëzuan nga Paul. Unë jam shumë mirënjohës”, shkroi Phillip në rrjete sociale.

Shkaku i saktë i vdekjes së 78-vjeçarit nuk është i qartë. Ai u shtrua në spital tre javë më parë për shkak të një infeksioni nga Covid-19.

Paul Alexander u prek nga sëmundja e poliomieliti në verën e vitit 1952, kur ishte vetëm 6 vjeç. Asokohe ishte kulmi i epidemisë, me mbi 21,000 raste të poliomielitit paralitik vetëm në Shtetet e Bashkuara atë vit.

Sëmundja e la Pualin të paralizuar nga qafa e poshtë dhe të paaftë për të marrë frymë pa mbështetje mekanike.

Siç shkroi shumë më vonë në autobiografinë e tij, mjekët propozuan ta lidhnin me një “mushkëri prej hekuri”, domethënë të futej në një cilindër të madh metalik që ndryshonte presionin e ajrit, duke stimuluar frymëmarrjen./vizionplus.tv/

Read Entire Article