Mbledhja e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike është shoqëruar me debate mes Myslym Murrizit me Flamur Nokën dhe Edi Palokën, sa i përket emrave të drejtuesve të qarqeve.
Murrizi ka kërkuar llogari se përse dy nga qarqet kryesore në vend si Lezha dhe Fieri i janë besuar Gjekmarkajt dhe Bardhit, pasi këta të fundit kanë lëshuar breshëri akuzash në drejtim të Sali Berishës.
Por për Flamur Nokën si Bardhi ashtu edhe Gjekmarkaj kanë qenë zërat më të fortë të PD si në Kuvend ashtu edhe për lirmin e Sali Berishës.
Ndërkohë Murrizi ka ironizuar pas deklaratës së Berishës që duhet të kalojmë në sulm, duke thënë se në një kohë që trajneri është me të kuqe, si do të sulmojë skuadra me mbrojtës.
Pjesë nga debati:
Myslym Murriz: Do mërziteni nga ajo që do të them, por nuk e kam problem.
Është gabim që i nxjerr mediat jashtë. (i drejtohet Palokës).
Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka për të gjuajtur nga ju?
Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë por ke qenë ti Flamur që i ke fryrë në vesh.
E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë.
Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bënë diversantë. Të vijnë të votohen.
Pse nuk e ke cuar emrin e Berishes si anetar i Grupit Parlamentar (Murrizi pyet Bardhin)
I përgjigjet Bardhi dhe sqaron se emri i Berishës është dërguar që në maj në Parlament për tu bashkuar me grupin e PD.
Myslym Murriz: Pse drejtuesit politik mos të votohen? A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të të përjashtojne ty prapë! (I drejtohet Flamur Nokës)
Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni? PD duhet të hapet , kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet të flasin të gjithë.
Edi Paloka: Qëllimi ynë është të mundësojmë qeveri teknike. Askush nuk ua ka hequr të drejtën e fjalës.
Flamur Noka: PD ka si bazë debatin e brendshëm dhe debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm.
Ne jemi në demokraci por jo neë kaos. Cdo demokrat kudo që të jetë ka te drejtë të flasë dhe ne do ta degjojmë.
Postimet në rrjetet sociale kundër figurave të PD -së jane propagandë.
Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit të PD-së. Mund ti fryj unë ose dhe ti Myslym por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyrë në një betejë. A kemi difekte dhe të meta? Po kemi se jemi njerëzor.
Kemi 3 vjet në luftë të brendshme por sot jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në demokraci, por jo në anarshi që do të thotë respekt per statutin, kushtetutën tonë dhe institucionet e Partisë.
Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim.Ndaj të stopojmë cdo sulm ndaj njeri- tjetrit.
Agron Gjekmarkaj si nënkryetar i PD-së artikulon në cdo institucion ndërkombëtar kërkesën per lirimin e liderit tonë.
Vetem të bashkuar ecim drejt fitores.
Flamur Noka: Bardhi ka bërë betejën më të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Ramës.
Gjekmarkaj ka folur me shume se asnjë kundër arrestimit politik të Sali Berishës, këtu e në institucionet ndërkombëtare.