Me sëpatë në dorë, merr peng 15 vetë në Zvicër! Policia vret azilkërkuesin iranian

9 months ago 25

I armatosur me sëpatë e thikë, një azilkërkues në Zvicër mori peng 15 persona në një tren për disa orë rresht duke mbjellë frikë e kaos në vendin e qetë, e të kursyer në masë të madhe nga hija e terrorit.

32-vjeçari nga Irani ishte ngjitur në njërin prej vagonëve në afërsi të Yverdonit, e më pas ka detyruar drejtuesin e trenit të frenonte, ndërsa pasagjerët e ndodhur aty i ka kërcënuar, por nuk lëndoi asnjërin prej tyre. Në fakt, njëri nga dëshmitarët okularë rrëfeu më vonë se pengmarrësi dukej tejet i stresuar e jo dhe aq kanosës. Ishin vetë pasagjerët në tren që lajmëruan autoritetet për sulmin. Forca të shumta policore rrethuan trenin, mes tyre edhe një njësi speciale nga Gjeneva dhe kaluan disa orë duke u përpjekur të komunikonin me 32-vjeçarin në anglisht, pa sukses. Në momentin që ai u shkëput paksa nga pasagjerët, policiët mësynë trenin.

Burri i ka sulmuar menjëherë, por ata ndërhynë për të mbrojtur pengjet dhe azilkërkuesi u qëllua për vdekje, thuhet në njoftim. Motivi i pengmarrjes është ende i paqartë. Mediat lokale thonë se pengjet dhe familjet e tyre po mbështeten nga departamenti psikologjik i shërbimit shëndetësor zviceran. Dramat e pengjeve janë tejet të rralla në Zvicër, por disa incidente kanë ndodhur më parë në banka dhe biznese. Në janar 2022, punonjësit në një firmë prodhuese të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë.

Pavarësisht frikës së përjetuar megjithatë, asnjëri nga udhëtarët nuk u lëndua sipas forcave të rendit.

Top Channel

Read Entire Article