Ukraina njoftoi të martën se ka identifikuar rreth 37,000 civilë dhe ushtarë që janë zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus, një numër i vogël për shkak kryesisht të pushtimit nga Moska të gati 20 për qind të territorit të vendit.
“Afro 37,000 njerëz raportohen të zhdukur: fëmijë, civilë dhe ushtarë”, tha komisioneri i të drejtave të njeriut të Ukrainës Dmytro Lubinets në Facebook, duke publikuar të dhënat e fundit pasi Kievi vlerësoi në fund të shkurtit se 31,000 ushtarë të tij ishin vrarë në luftë.
“Këto shifra mund të jenë shumë më të larta”, theksoi ai, pasi regjistrimi është ende në vazhdim.
Që nga pushtimi rus më 24 shkurt 2022, dhjetëra mijëra njerëz, civilë dhe ushtarë, janë vrarë, por nuk ka asnjë numërim total nga një burim i besueshëm.
Procedurat për identifikimin e personave të vdekur ose të zhdukur shpesh zgjasin muaj.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në fund të shkurtit se 31,000 ushtarë ishin vrarë në dy vitet e luftës, një nga rastet e rralla që Ukraina ka dhënë një numër zyrtar të vdekjeve. /vizionplus.tv