Gjykata e Durrësit është duke shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës që dyshohet se vranë të atij disa ditë më parë.
Në sallën e gjyqit, djali i vogël, Amarildo deklaroi se ishte nëna ajo që e kishte njoftuar për vrasjen e babait.
Lexo edhe :
Related Posts
I riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar e cila i kishte treguar për ngjarjen.
“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona.”, tha Amarildo. /vizionplus.tv