Merr flakë apartamenti në Fier, brenda ndodheshin dy të moshuar

7 months ago 21
Reklamë

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Hoxhare të Fierit, në katin e para të një pallati.

Në banesë kane qenë dy të moshuar, të cilët arritën të dilnin në kohë.

Aktualisht zjarri është vënë në kontroll, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ndërkohe që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

Read Entire Article