Ekstremistët e djathtë përdorin platforma si TikTok për të bërë për vete miliona fëmijë e të rinj. Ata e dinë mirë, si t’i maskojnë informacionet që të rinjtë t’i shohin si ato si përmbajtje normale politike.
“Burrat e vërtetë janë të djathtë”, kështu thotë kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet europiane, Maximilian Krah në një video në TikTok dhe merr 1,4 milionë klikime për këtë. Krah, 47 vjeç i adresohet me videot e tij të rinjve. Ai përdor edhe tone revizioniste për historinë. “Të parët tanë nuk kanë qenë kriminelë. Ne kemi shumë arsye të jemi krenarë për vendin tonë dhe për njerëzit që e ndërtuan atë.” Ai kërkon që të rinjtë të zbulojnë se “çfarë janë gjyshi, gjyshja stërgjyshja nga kanë ardhur dhe si kanë luftuar dhe vuajtur.”
AfD është në mediat sociale më e suksesshme se çdo parti tjetër në Gjermani. Edhe organizata e të rinjve të kësaj partie, JA, “Alternativa e Re” përçon në TikTok mesazhe të pafiltruara nacionaliste. Erik Ahrens, ekspert i kësaj partie për mediat sociale ka ngritur kanalin e TikTokut për Maximilan Krah. Vitin e kaluar ai bëri bujë me kërkesën e tij, që gratë gjermane duhet të detyrohen për dhurim të vezoreve që të stabilizohet demografia. Në një prezantim në Institutin për Politikën Shtetërore, institut privat, që kategorizohet nga Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani si fabrikuese eekstremizmit të djathtë, Ahrens ëndërron për klikimet e shumta që mund të arrijnë përmes TikTokut. “Ashtu, si jam ndjerë atëherë në vitin 1923, kur njerëzit zbuluan radion, kështu ndjehem unë kur shoh profilet në TikTok.”
Top Channel