Messi zgjedh “pasuesin” e tij: Lautaro Martinez meriton të fitojë “Topin e Artë”

1 day ago 24

Pas rreth 20 vitesh ai nuk do të nominohet për Topin e Artë, por kjo nuk do të thotë se nuk është përfshirë në institucionin ku është edhe rekordmen.

Lionel Messi, siç duket gjithçka, do të ndalet në 8 tirumfe, pasi këtë vit ai u la jashtë listës dhe me bisedën që ka ndezur se kush është ai që do ta pasojë, kapiteni i Kombëtares së Argjentinës ka zgjedhur  Lautaro Martinez!

“Ai pati një vit mbresëlënës. Ai shënoi në finalen e Kupës së Amerikës dhe ishte golashënuesi më i mirë. Ai e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër”, tha “Pulga” pas fitores 6-0 të Argjentinës ndaj Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës.

Martinez i ndihmoi gjigantët për titullin e tyre të 20-të të ligës në historinë e Interit, me 27-vjeçarin që u bë golashënuesi më i mirë i Serie A për herë të parë në karrierën e tij me 24 gola. Disa javë më vonë, ‘Toro’ ndihmoi Albiceleste të fitonte Copa América, duke shënuar golin e vetëm në finale kundër Kolumbisë dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i kompeticionit me pesë gola. /vizionplus.tv

Read Entire Article