Tuchel trajneri i ri i Anglisë, tekniku gjerman do të drejtoje “Tre Luanët” deri në Botërorin e 2026

1 day ago 19

Thomas Tuchel do të jetë trajner i  kombëtares së Anglisë duke nisur nga 1 janari 2025.

Ai do të drejtoje “Tre Luanët” deri në verën e vitit 2026, kohë në të cilën luhet edhe Kupa e Botës.

Njoftimi zyrtar është bërë i ditur nga Federata Angleze e Futbollit.

Trajneri gjerman, 51 vjeç, pason në këtë detyrë Gareth Southgate, i cili qëndroi në këtë detyrë nga 2016 deri në 2024, ndërsa për momentin Kombëtarja Britanike po drejtohet përkohësisht nga Lee Carsley.

Tekniku gjerman ka drejtuar më herët klube të njohura sikurse Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Bayern Munich.

Tuchel do të bëhet trajneri i tretë i huaj në historinë e  Anglisë pas suedezit Sven-Goran Eriksson Fabio Capello.

Read Entire Article