Meta drejton gishtin nga qytetarët dhe Kryemadhi: Turp që nuk jeni në protestë, turp që mbështesni SPAK-un

1 month ago 29
Reklamë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë ku mbajti një fjalë përpara protestuesve.

Meta që në nisje të fjalës së tij drejtoi gishtin nga qytetarët, opozitarët dhe nga vetë zonja Kryemadhi, të cilëve ju tha se duhet të kenë turp pasi nuk janë në protestë.

Sipsa tij çdo qytetarët që ankohet dhe nuk është në protestë duhet t’i vijë turp, ndërsa shtoi se turp duhet t’i vijë çdo opozitari që mbështet SPAK, duke nënkuptuar deklaratën e para pak javëve nga zonja Kryemadhi pasi doli nga institucioni i Prokurorisë së posaçme.

Turp për ata që ankohen çdo ditë dhe nuk vijnë këtu ëpr të përmbysur regjimin më kriminal. Turp për ata këshilltarë opozitarë që nuk janë atje përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata opozitarë që nuk janë përballë çdo ditë ëprballë hajdutëve tatje. Turp për ata opozitarë që nuk janë përballë SPAK. Turp për çdo opozitar që i bën fresk SPAK-ut. Duhet të bëhemi bashkë çdo ditë kundër këtij regjimi”, tha Meta.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article