Meta komenton vizitën e Blinken: Marrëdhëniet tona me SHBA-në meritojnë të zhvillohen më tej

8 months ago 24

Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta ka përshëndetur vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Ai thekson se aleanca me SHBA-në është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor.

Meta: Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.  Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Zyrtari amerikan mbërriti në Sqhipëri paraditen e sotme dhe qëndroi për rreth 8 orë. Ai u prit nga ministri për Evorpën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Më pas u takua me Presidentin e vendit Bajram Begaj, kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Ajo që u vu re ishte fakti se Blinken nuk u takua me asnjë përfaqësues të opozitës./vizionplus.tv

Read Entire Article