“Metamorfoza”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, lihet në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka

4 months ago 30

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaccëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

Lexo edhe :

Related Posts

Pellumb Gjoka

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar.

Sipas SPAK Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasje me paramendim në lidhje me ekzekutimin e Gjin Ndoj, krim i ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër.Gjoka gjithashtu akuzohet edhe për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut dhe Dorian Dulit.

Ndaj tij rëndojnë dhe akuzat e grupit të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv/

Read Entire Article