Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatren Brikena Prifti ka bërë një nga bisedat e saj të rralla.
Aktualisht Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Kodheli tregoi momentin më të vështirë në politikë gjatë eksperiencës 22 vjeçare.
Ajo cilësoi rrëzimin e një avioni, ku humbën jetën dy pilotë si momentin më të vështirë, në kohën kur Kodheli mbante postin si ministre e Mbrojtjes.
Por gjithashtu Kodheli veçoi edhe dy zonja politikane që i vlerëson shumë.
“Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu janë dy polkitikanet që unë volerësoj shumë. Kam marrëdhënie shumë të mira me zonjat e parlamentit, lavdërova vetëm dy zonjat e opozitës”, shtoi Kodheli./vizionplus.tv