Britania po vijon me planin e saj për të kthyer në Shqipëri rreth 200 persona, të cilët janë kapur në Angli me drogë apo vjedhje. Shqiptarët që do dëbohen konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe që janë dënuar me mbi 4 vite burgim. Chris Philp tha për “The Telegraph” se mes personave që do të dëbohen janë edhe polakët dhe rumunët.
Për kthimin e të burgosurve, është arritur një marrëveshje mes qeverisë britanike dhe qeverisë shqiptare, në të cilën thuhet se do të jetë Anglia ajo që do të paguaj kostot e çdo të burgosuri, që do vuaj dënimin në Shqipëri.
Shqiptarët zënë vendin e parë në burgjet angleze me 13%, duke u ndjekur më pas nga polakët me 9% dhe në vend të tretë janë rumunët me 7%.
Duke përshkruar në detaje planet e tij për herë të parë, Sekretari i Drejtësisë tha se transferimi i të burgosurve të huaj në vend të ndjekjes penale të tyre ishte në interesin publik.
“Ka një pushtet që ekziston në disa raste të nivelit më të ulët, në vend të ndjekjes penale. Home Office duhet të mësohet me deportimin e dikujt. Tani ka disa raste ku është absolutisht e drejtë që personi i akuzuar duhet të kalojë në procesin e drejtësisë penale, për të siguruar që ai person të dënohet siç duhet. Por, do të ketë raste të tjera kur në fakt është në interesin publik që thjesht t’i largojmë ata nga vendi”, tha zyrtari i lartë britanik.
Sipas marrëveshjes me Shqipërinë, Anglia do të japë 47,000 paund në vit për çdo të burgosur që do të sjellë në vendin tonë./vizionplus.tv