Ministri Hasani në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime

1 month ago 22

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, gjatë qëndrimit të tij në SHBA.

Në këtë Konsullatë, për periudhën janar-shtator janë ofruar 2600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Haëai e Bahamas.

“Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, ku vetëm për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Haëai e Bahamas.

107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën”, shkruan ministri në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Kryediplomati shqiptar theksoi se prioritet është lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë./vizionplus.tv

Read Entire Article