Në një audiencë private në selinë e shenjtë, Papa Françesku priti Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Me vlerësimin për përpjekjet e Atit të shenjtë dhe të kishës katolike në ruajtjen e paqes dhe harmonisë mes komuniteteve fetare dhe popujve, Igli Hasani theksoi si vlerë të Shqipërisë bashkëjetesën fetare dhe gjithë përpjekjet e saj për të qëndruar në anën e duhur të historisë në kohë luftërash e konfliktesh.
Harmonia fetare ishte një nga vlerësimet që Papa Françesku veçoi si një model që duhet ndjekur nga vendet e rajonit të Ballkanit dhe përtej tij.
Vizita e Ministrit e të Jashtëm në Vatikan përkon dhe me 10 vjetorin e ardhjes së Papa Françeskut në Tiranë.
Në atë kohë Ati i shenjtë zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë në Evropë për ta vizituar me qëllimin për të përçuar mesazhin e rëndësisë që ka dialogu ndërfetar dhe po aq nderoi edhe martirët e persekutimit të regjimit komunist./vizionplus.tv