Ministri i Brendshëm hedh poshtë akuzat e opozitës: Efektivët në protesta nuk pajisen me armë zjarri

4 days ago 20

Dhuna, djegia, shkatërrimi dhe goditja ndaj punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Ky është paralajmërimi që zgjodhi ti japë opozitës nga qyteti i Shkodrës ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, duke  hedhur poshtë pretendimet e PD se një efektivi i FNSH në oborrin e Kuvendit ishte i armatosur

“Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për të kryer detyrën,. E drejta e tubimit garantohet nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, goditjes, shkatërrimit, goditjes së policisë, nuk tolerohet. Policia është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë ë nxjerrjes së armës nga efektivi, në ligjin për tubimet është e përcaktuar nga rastet kur përdoren armët e zjarrit, nuk kanë pasur dhe s’kanë qenë të pajisur me armë zjarri”, tha ministri.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas ministrit Hoxha forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj opozite me mjete shkatërruese e djegëse bie ndesh me parimet e demokracisë.

“Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe ndesh me parimet e demokracisë.policia është për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike konform ligjeve, asnjë kapërcim tjetër asnjë kapërcim tjetër nuk do lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve”, u shpreh ai.

Së bashku me drejtorin e policisë së shtetit, Hoxha ju bashkua në Shkodër aktivitetit të organizuar, në kuadër të Ditës Europiane Kundër Trafikimit të Personave. /vizionplus.tv

Read Entire Article