Ministri i Jashtëm izraelit: Ne nuk kemi ndërmend të dëbojmë palestinezët nga Rripi i Gazës

8 months ago 10

Izraeli nuk ka plane për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës, kështu pretendon ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz. Përmes një deklarate ai theksoi se Izraeli do të koordinojë planet e tij për qindra mijëra refugjatë në qytetin Rafah me Egjiptin fqinj, si një përgjigje ndaj akuzave të shumta për sulmet që rrezikojnë jetën e civilëve në këtë zonë.

Shqetësimi i thellë se palestinezët mund të dëbohen nga Rripi i Gazës duket i madh si për palestinezët ashtu edhe për fqinjët e tyre arabë, pasi Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Lexo edhe :

Related Posts

Izraeli po përgatitet të sulmojë Rafah, teksa në Egjipt po bëhen plane emergjente për të pritur palestinezët që do detyrohen të largohen, nëse situata bëhet kritike.

Katz tha se Izraeli nuk kishte alternativë tjetër veçse të sulmonte pasi luftëtarët e Hamasit po përdornin qytetin si mburojë.

“Izraeli nuk dëshiron të godasë asnjë civil palestinez, kështu që ne i zhvendosim ata në zona të sigurta ndërsa Hamasi përpiqet ta parandalojë. Ne nuk kemi ndërmend të qeverisim jetën civile në Gaza pas luftës. Qëllimi ynë është të sigurojmë që Gaza të “dematerializohet”, tha ai.

I pyetur se ku do të shkonin qindra mijëra palestinezë në qytet, Katz sugjeroi që sapo qyteti i dytë më i madh i Gazës, Khan Younis, të pastrohet nga luftëtarët e Hamasit, ata mund të kthehen atje ose në pjesën perëndimore të enklavës./vizionplus.tv/

Read Entire Article