Ministri i Jashtëm ukrainas jep dorëheqjen, një sërë ndryshimesh qeveritare

2 months ago 27

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dha dorëheqjen të mërkurën, siç njoftoi kryetari i parlamentit,  Ruslan  Stephanchuk.

Ai gjithashtu theksoi se kërkesa për dorëheqje do të diskutohej nga deputetët, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr  Zelensky tha se po bëhen ndryshime në qeveri për ta forcuar atë dhe për të arritur qëllimet e kërkuara të vendit.

“Do të ketë një sërë ndryshimesh në kabinet si dhe në zyrën e presidentit”, tha dje presidenti ukrainas, duke theksuar se ndryshimet në fjalë do të ndodhin brenda vjeshtës.

Të martën, Stefanchuk bëri të ditur se dorëheqjen e kanë dorëzuar zëvendëskryeministrja për Integrimet Evropiane dhe Euroatlantike, Olia Stefanisina, si dhe zëvendministrja për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, Irina Vereschuk.

Më parë gjatë ditës, Ministri i Industrive Strategjike Oleksandr Kamyshin, Ministri i Drejtësisë Denis Maliuska dhe Ministri i Mjedisit Ruslan Strilets dhanë dorëheqjen. Kamishin, i cili mbikëqyr prodhimin vendas të armëve, tha se do të vazhdojë të punojë në sektorin e mbrojtjes, por në një rol tjetër./vizionplus.tv

Read Entire Article