Pirro Vëngu ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, duke shënuar kështu ndalesën e parë jashtë vendit si ministër i Mbrojtjes.
Vëngu u prit fillimisht me ceremoni zyrtare nga homologu Ejup Maqedonci, shoqëruar me togun ceremonial të forcave të sigurisë së Kosovës.
Më pas ministri i Mbrojtjes u takua me kryeministrin e vendit Albin Kurti, me të cilin folën për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët.
Pas takimeve dy ministrat e Mbrojtjes pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp./vizionplus.tv