Mjegulla pushton aksin Pogradec-Qafë Thanë, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve

5 days ago 27
Reklamë

Mjegulla ka pushtuar këtë të dielë aksin rrugor nacional Pogradec – Qafë Thanë, ku më e dendur mjegulla ka qenë në ngjitje dhe zbritje të Qafë Thanës.

Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar

Policia Rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë Thanës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve

Policia ka qenë në montorim të gjithë segmentit rrugor ndaj e për këtë janë shmangur e aksidentet./vizionplus.tv

Read Entire Article