Ditën e djeshme, Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Parisë Demokratike mblodhi Kryesinë. Gjatë mbledhjes u diskutuan lëvizjet që do të bëhen për nisjen e “luftës” politike në këtë vit zgjedhor.
Berisha i besoi Qarkun e Tiranës ish-kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit Belind Këlliçi. Ndërsa Gazment Bardhin e ka emëruar në Fier, në Elbasan ka dërguar Ervin Salianjin. Sa i përket Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, ai së bashku me kreun e Këshillit Kombëtar Edi Paloka do të koordinojnë fushatën në rang vendi në mungesë të Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Të ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj ishin deputeti demokrat Luan Baçi dhe analisti Armir Shkurti, së bashku me gazetarin Arbën Hitaj dhe Pano Sokon, kryetar i kryesisë, Nisma Thurrje.
Baçi dhe Shkurti debatuan lidhur me planin që ka opozita për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas analistit Shkurti opozita është bërë pengesë për të larguar Edi Ramën nga pushteti, ndërsa sipas Baçit, një qeveri teknike do të sjellë rrëzimin e kryeministrit.
Armir Shkurti: Të gjithë shijen e tradhtisë e kanë provuar brenda partisë. Është modeli Berisha. I duhen Berishës me humbje sepse vetë Berisha për Lul Bashën ka thënë është gabim. Në politikë gabimi paguhet. Unë luftoj dhe e kam të shpallur që të ikë Edi Rama, Erion Veliaj. Por Partia jote Luan është pengesë sot. Ka një gjë në diskursin e Berishës. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Edi Ramën do ta heqim me votë të lirë. Rama është kryeministri i Shqipërisë. Si do fitoni ju?
Luan Baçi: Prandaj po ngremë zërin fort. Thjesht të ketë qeveri teknike që duhet të ketë dhe do të ketë patjetër dhe Edi Rama do ta pranojë patjetër sepse do të vihet përpara rezistencës shumë të fortë të PD. Duhet një qeveri terknike që do të krijojë ambientin e lirë, që qytetarët të votojnë. Edi Rama merr vesh çdo gjë nga patronazhistët që ka.
Armir Shkurti: Berisha dhe ju keni thënë Edi Rama është drejtues bandash, mafioz, ka korruptuar gjithë sistemin, blen vota. Ky hajduti që drejton bandat, ja e la, u bë qeveri teknike. E gjithë struktura e shtetit, të gjitha bandat, si do bëhen këto? Si do t’i përmbysni këto?
Luan Baçi: Këto na i lërë ne në dorë. Krijimi i një qeveri teknike të gjitha bandat do t’i shohë të fshehura si lepuj. Një qeveri teknike pret të gjitha fijet e lidhjeve të pushtetit me bandat.
Armir Shkurti: Ta kam lënë dhe Edi Rama ecën në shinat që keni shtruar ju./vizionplus.tv