Momente relaksuese në stallën e “Ferma VIP”, këngëtarja ushqen dhe luan me kecin “akrobat”, momente që nuk duhen humbur

4 months ago 22
Reklamë

Argëtimi në “Ferma VIP” vijon të mbajë mbërthyer miliona shikues pas ekranit.

Përveç raporteve miqësore që janë krijuar, edhe punët e fshatit kanë dhuruar jo pak emocione.

Keci “akrobat” që fermerët e kanë pagëzuar me emrin “Llozi” vazhdon të tërheqë vëmendje. Afrimiteti me të gjithë fermerët ka qenë i menjëhershëm, duke bërë edhe “numra akrobacie”.

Këtë pasdite, sipas punëve të ndara nga kryefermerja Ditea, Elsa ka pasur për detyrë të ushqejë dhitë dhe kecat.

Pasi u ka dhënë ushqim, Elsa ka shijuar edhe disa momente argëtuese, duke luajtur me “Llozin”./vizionplus.tv

Read Entire Article