Moti i keq në Itali dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në një provincë jugore.
Shumë banorë të Caserta janë detyruar që të largohen nga banesat e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkuan sot për një grua dhe djalin e saj, të cilët janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.
Moti i keq goditi San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth që prej pasdites së kësaj të marte.
Gruaja rreth të 70-tave dhe djali i saj rreth të 40-tave kanë qenë në lëvizje me një motorr, kur ka rrëshqitur dheu, kjo e konfirmuar nga mbetjetet që kishin ngelur në baltë.
“Ne shpresojmë që ata të jenë hedhur dhe të kenë shpëtuar… dhe se mund të jenë gjallë diku, por nga sa më thonë ekspertët, nuk ka shumë shpresë”, tha kryebashkiaku Emilio Nuccio për mediat italiane.
Zjarrfikësja njoftoi përmes X se 10 ekipe kërkimi ishin vendosur për të gjetur nënën dhe djalin dhe se rrëshqitja e dheut kishte detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre./vizionplus.tv