Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Agrigentos.
Një vajzë 17-vjeçare goditi me thikë vëllanë e saj sepse ky i fundit bënte zhurmë teksa luante Playstation.
Vëllai i saj 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi adoleshentja e ka goditur në shpinë mes zemrës dhe mushkërive.
I mituri ndodhet i shtruar në spitalin San Giovanni di Dio në Agrigento./vizionplus.tv