Mungojnë mjekët logopedë në Korçë, vetëm një specialiste në spital për qindra të sëmurë

5 months ago 22
Reklamë

Në shërbimin spitalor dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Korçës mungojnë mjekët logopedë. Kjo ka sjellë vështirësi të shumta për familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Alesia Filipi është mjekja e vetme e liçensuar në fushën e logopedisë dhe punon te shkolla speciale e qytetit të Korçës.

Ajo thotë se kjo kategori fëmijësh, por jo vetëm, kanë shumë nevojë për mjek të këtij specialiteti duke filluar së pari nga mosha 0-6 vjeç e më tej.

Kristi Ndini është nënë e një fëmije me probleme të aparatit folës. Ajo thotë se mungesa e mjekëve logopedë është kosto e shtuar për të dhe prindërit e tjerë.

Vetëm në qytetin e Korçës 200 fëmijë kanë nevojë për mjekët logopedë, pa llogaritur faktin se ky shërbim u duhet edhe shumë fëmijëve të tjerë, të cilët nuk janë regjistruar nga prindërit pranë institucioneve shtetërore përfshi dhe ato të shërbimit mjekësor.

Read Entire Article