Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka sinjalizuar përshkallëzimin e sulmeve kundër Izraelit në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite gjatë kësaj jave. Organizata libaneze deklaron se Izraeli do ta paguajë me gjakderdhje çmimin e këtyre sulmeve.
“Përgjigja ndaj masakrës duhet të jetë vazhdimi i punës së rezistencës në front dhe përshkallëzimi i saj në front”, tha kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv. “Gratë dhe fëmijët tanë që u vranë këto ditë dhe armiku do ta paguajë çmimin e gjakderdhjes së tyre me gjak”, shtoi Nasrallah.
Lexo edhe :
Related Posts
Më herët, Hezbollah tha se dy nga anëtarët e tij u vranë, ndërsa aleati i Hezbollahut Amal tha se tre nga anëtarët e tij u vranë në një sulm izraelit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan të enjten se kishin neutralizuar një komandant të lartë të Hezbollahut në forcën elitare të grupit terrorist Radwan, i cili ishte përgjegjës për një bombardim të marsit 2023 në Izraelin verior, së bashku me zëvendësin e tij, në një sulm të mërkurën mbrëma në Libanin jugor./vizionplus.tv/